Flash News

Ditari i Opozitës

“’Pallat Kapllanaj’ fitoi 32 mln euro”, deputeti i PD-Berishës: Je vetëm e shkuara e keqe

“’Pallat Kapllanaj’ fitoi 32 mln euro”, deputeti i

Deputeti i PD, Agron Kapllanaj i është përgjigjur akuzave të ish kryeministrit Sali Berisha, pasi ky i fundit gjatë një fjalimi me demokratët në Patos e akuzoi se kishte fituar 32 milionë euro gjatë qeverisjes socialiste.

"Ti je me Lul bravën e parkut të 4 hajdutëve që ka shitur selinë për të ndërtuar pallate bashkë me Ramën dhe Veliajn dhe për këtë arsye mbyll dyert dhe nuk lejon demokratët në shtëpinë e tyre.

Me cilin je ti me "Pallat Kapllanin" që fiton gjatë qeverisjes socialiste dhjetëra milionë euro dhe vjen e prishë shtëpitë e fukarenjve për të ndërtuar pallatin e milionave së bashku me Lulzim Bashën. Këto janë gjakpirës, çdo pasuri dhe euro e kanë vendosur mbi gjakun tuaj, janë hajdutër.

"Pallat Kapllanaj" si i fitove ti 32 mln euro gjatë qeverisjes socialistë, sa pagove? Dhe tani na hiqesh si demokrat, je një turp që duhet të largohesh menjëherë nga PD, bëhesh vegël e Lul bravës, sigurisht ti ka rrezik që "Pallat Kapllanaj" të ketë marrë edhe ndonjë pallat te parku i 4 hajdutëve", tha Berisha nga Patosi.

Kapllanaj i përgjigjet deklaratës së Berishës duke thënë se Berishës nuk i del inati që Fieri është me Bashën dhe shpik gënjeshtra.

Pasi dështoi me turp sepse demokratët e braktisën, Berisha tani sillet vërdallë si ish-politikani i korruptuar, si ish-kryeministri i parë non-grata për korrupsion në historinë e Shqipërisë dhe vetëm vjell vrer sepse nuk i del inati që Fieri është me të ardhmen dhe mbështet Lulzim  Bashën.

Çdo ditë ai nxjerr gënjeshtra dhe shprifje të reja si një shpifës ordiner.

Por Berisha nuk e mban më dot peng as të ardhmen e PD-së dhe as të Shqipërisë. Ai është vetëm e shkuara e keqe e saj!

Ne do punojmë fort derisa të sjellim një të ardhme më të mirë për demokratët dhe gjithë shqiptarët”, iu përgjigj Kapllanaj.

Të fundit