Flash News

Ditari i Opozitës

Pallati i Brigadave/ Berisha mesazh Ramës: 7 korriku është vetëm fillimi, dije se fjala ime është fjalë

Pallati i Brigadave/ Berisha mesazh Ramës: 7 korriku është

Kryedemokrati Sali Berisha folu për Pallatin e Brigadave, të cilin qeveria ka planifikuar ta menaxhojë përmes një partneriteti të quajtur PMI (Plan Menaxhimi i Integruar).

Berisha i dha një mesazh kryeministrit Edi Rama, duke e paralajmëruar se protesta e 7 korrikut është vetëm fillimi. Berisha u zotua se nuk do të lejojë që trashëgimitë kulturore të vendit të keqpërdoren.

“Është vetëm fillimi pasi ka tejkaluar çdo vijë të kuqe në qëndrimin cinik ndaj qytetarëve shqiptarë me qëndrimet e tij. Me faktin që firmë që lëshon ka një vjedhje. E morët vesh ju, pas Butrintit i erdhi radha Pallatit të Brigadave. Që është një trashëgimi kulturore shumë e rëndësishme.

Qëllimi i Ramës është shkatërrimi de facto i këtij parku. Nuk është çudi kur të shohim kulla aty, por Rama nuk do jetë në pushtet deri në atë kohë. Nuk do gëzoni pasuri duke e ndarë me Edi Ramën dhe njerëzit e tij. Ky është një zotim solemn. Këto akte kriminale nuk do mbeten pa përgjigje. Tërhiquni, mos vidhni me Edi Ramën. Mos u bëni bashkëvjedhës me Edi Ramën dhe ministrat e tij. Ky njeri nuk do i shpëtojë dot ligjeve të vendit dhe atyre ndërkombëtare,” tha Berisha.

Të fundit