Flash News
Vendimi për çështjen e vulës, Bardhi: Gjykata e Lartë t’i japë fund absurdit, PD i përket anëtarëve të saj
Nasip Naço del nga SPAK: U pyeta për çështjen ÇEZ-DIA, kam folur me letra, jo me heshtje
Shtyhet sërish seanca për Berishën, shkak mungesa e prokurorëve
Investimi në Sazan/ Rama pyetet pse nuk shpall tender kombëtar: Do shqyrtojmë aplikimin
Paraqitet në SPAK, ish-ministri dhe deputeti socialist, Nasip Naço
Pallati i Brigadave me koncesion? Bozdo: Një llokmë që i jepet oligarkut të radhës
Anëtari i Kryesisë së PD, Eno Bozdo, foli rreth dhënies me koncesion të Pallatit të Brigadave, një lajm që ishte në fokus të mediave sot.
I ftuar në ‘Open’ në News 24, Bozdo tha se pallatin do ta marrë një shoqëri që do të organizojë dreka e darka, ose thënë më shkurt është llokma që do t’i jepet oligarkut të radhës, duke shtuar se emir i oligarkut do të dalë shumë shpejt.
“Kur diskutuam për çështjen e Butrintit ku edhe aty kontrata ishte sekret, ka pyetur njerëz profesionistë të fushës që më kanë shpjeguar se modele të tilla nuk ka. Këtu ndodh që atë Pallat do ta marrë një shoqëri që do organizojë dreka, darka. Një llokmë që i jepet oligarkut të radhës, se kush është do ta zbulojmë shumë shpejt se kush është. Ky Pallat Brigade për ne është Versaje, se këtë kemi ne. Por mund ta bësh ndryshe, hape bëje muze”, tha Bozdo.