Flash News

E-TJERA

“Pallati me shigjeta” më keq se Kabuli

“Pallati me shigjeta” më keq se Kabuli

Banorët e zonës “Pallati me shigjeta” në kryeqytet ankohen çdo ditë në UKT, por shqetësimet e tyre vijojnë të bien në vesh të shurdhër.

Ata ankohen në media se furnizohen vetëm një herë në ditë me ujë dhe jo më shumë se një orë.

Banorët thonë se sipas Ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve në Tiranë, janë bërë ndërhyrje në rrjetin e furnizimit.

“Në datën 4 shtator, ujësjellësi ka ardhur dhe ka prerë linjën që furnizonte lagjen dhe ka lënë linjën e re që është bërë në 2014, por ajo nuk funksionon”, tha banori në tv Klan. 

Rreth 100 shtëpi në këtë zonë vuajnë mungesën e ujit të pijshëm dhe në shumë raste janë detyruar ta blejnë tek operatorët privatë që e tregtojnë ujin me autobote, një tregti kjo që po lulëzon gjithnjë e më shumë, duke shtuar dyshimet e banorëve se ndërprerjet e ujit nga UKT bëhen pikërisht për të stimuluar këtë biznes.

“Depozita nuk diskutohet, dy tonëshe. Nja dy herë kemi blerë. Këtë të dielë që kaloi nuk erdhi fare. Ujësjellësi ka probleme”, tha nje tjeter. 

Sipas banorëve, edhe në atë orar të kufizuar kur vjen, uji nuk ka presion dhe janë detyruar të përdorin pompa, duke sjellë kosto shtesë me energjinë elektrike.

Si në shumë zona të Tiranës, edhe këta banorë kërkojnë të kenë të paktën një orar fiks kur UKT i furnizon me ujë.

Të fundit