Flash News

Ditari i Opozitës

Paloka: Peshkatarët braktisën Ramën në Durrës, Luca i “shpëton nderin”

Paloka: Peshkatarët braktisën Ramën në Durrës, Luca i

Drejtuesi politik i PD-së në Durrës, Edi Paloka ka denoncuar se kryeministri Edi Rama kishte njoftuar një takim me peshkatarët në qytetin bregdetar, por ata janë larguar të gjithë.

Në një postim në rrjetet sociale, Paloka shkruan se ka qenë biznesmeni i peshkut që i "shpëtoi nderin", duke sjellë peshkarexhat e tij nga Shëngjini që të duket sikur Rama takohet me peshkatarët e Durrësit.

Sipas Palokës, Rama i ka përdorur dhe mashtruar disa herë pronarët dhe ata që peshkimin e kanë punën e jetës së tyre, por tani nuk i mashtron dot më.

Postimi i plotë:

Rama njofton takim me peshkataret ne Durres. Peshkarexhat largohen te gjitha duke e lene si peshkun pa uje ...te braktisur!
Luca i “shpeton nderin” ( per aq sa mund te kete nder Rama), sjell peshkarexhat e tij nga Shengjini qe Rama te bej sikur takohet me peshkataret e Durresit!
Ja pra qe vetmija dhe braktisja e mbremeshme ne sheshin e erresires, nuk ishte rastesi. Po e braktisin te gjithe. I ka perdorur dhe mashtruar disa here pronaret dhe ata qe peshkimin kane punen e jetes se tyre. Tani duket se nuk i mashtron dot me.
Shqiptaret po i kthejne restin per mashtrimet , vjedhjen dhe arrogancen!

Të fundit