Flash News

Ditari i Opozitës

Paloka: 90% e deputetëve që mbështetën Bashën tani duan rikthimin e Berishës në grup

Paloka: 90% e deputetëve që mbështetën Bashën tani duan

Deputeti Edi Paloka ka debatuar me analistin Ergys Mërtiri në lidhje me pozicionin e Sali Berishës në raport me grupin parlamentar demokrat

I ftuar në MCN, Paloka deklaron se 90% e deputetëve që mbështetnin ish kreun e PD, Lulzim Basha kërkojnë rikthimin e Sali Berishës në grup.  

Pjesë nga debati:

Mërtiri - Berisha është i dobët sepse është kundër të fortit, SHBA. Prandaj nuk e ka as grupin parlamentar me vete. Ai është vetë jashtë grupit parlamentar. Ai rri në bankë të fundit.

Paloka - Ajo që ka ndodhur është se 90% e atyre që quheshin mbështetës të Bashës, futjen e Berishës në grup e kanë bërë të qartë. Pyeti a jeni dakord që Sali Berisha të kthehet në grup.

Mërtiri - Nuk jam agjenci sondazhesh. Fakte publike nuk kam.

Paloka - Fakti është ky: 90% e atyre 30-ve kërkojnë rikthimin e Berishës në grup.

Mërtiri - Pse nuk është kthyer?

Paloka - Kush e ndalon? Ne jemi pjesë e grupit. Nuk na ka përjashtuar kush ne. Kuvendi ka shkelur ligjin sepse Edi Rama dhe Taulant Balla mbështesin Bashën dhe Alibeajn. Nuk mund të vendosë Lindita Nikolla apo dikush tjetër të thotë që nuk je pjesë e grupit parlamentar.

Të fundit