Flash News

Ditari i Opozitës

Paloka: Alibeaj mbaroi misionin, asnjë hap pas nga Berisha

Paloka: Alibeaj mbaroi misionin, asnjë hap pas nga Berisha

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka tha në një prononcim të shkurtër për mediat nga Kuvendi se dorëheqja e Alibeajt nuk ekziston, për sa kohë që ai nuk e ka pasur një post të tillë.

Paloka tha se edhe koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka përgjegjësitë e veta, por ka para një qeveri që manipulon dhe vjedhin votat.

“Nuk mund të dorëhiqet nga një post që s’e ka pasur kurrë. Pse meqë i vodhi Rama duhet të largohet Berisha. Ne do të rregullojmë defektet tona. Ne e dimë realitetin. Kjo qeveri është. E dimë që i vjedhin dhe manipulojnë gjithçka. Duhet të marrim përgjegjësinë për të përballur me gjithçka. Ju i patë zgjedhjet se si shkuan. Përgjegjësia jonë është që ne ose përballemi me këtë realitet me të gjitha mënyrat se si duhet të përballesh me një qeveri që nuk bën zgjedhje. Alibeaj mbaroi misionin”, deklaroi Paloka.

Paloka tha se nuk do të ketë një hap pas nga ana e Berishës.

“Asnjë hap nuk ka pse të bëjë zoti Berisha pas. Sepse këtë e kërkon Edi Rama. I gjithë synimi i atyre që kërkojnë të largohet Berisha, është që ta shkalafitin opozitën fare”, tha Paloka.

Të fundit