Flash News

Ditari i Opozitës

Paloka çel punimet e Kuvendit Kombëtar: Ne jemi demokratët e rrebeshit, të tjerët të shkojnë te shampanja

Paloka çel punimet e Kuvendit Kombëtar: Ne jemi demokratët e

Kreu i Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka ka çelur punimet e Kuvendit Kombëtar.

Në fjalën e tij, Paloka tha se të pranishmit në këtë kuvend janë demokratët e rrebeshit, ndërsa për pjesën tjetër që mbështet kryedemokratin Basha tha që ‘të shkojnë te shampanja’.  

Paloka: Ne jemi demokratët e rrebeshit, jemi ata që kemi qëndruar në rrebeshe, të tjerët të shkojnë te shampanja. Kjo ditë do hyjë në histori, jo thjesht se për herë të parë mblidhet një kuvend me kërkesën e delegatëve, as thjesht për numrin e pazakontë të pjesëmarrësve por për faktin se pas 31 vitesh mblidhemi për ta rithemeluar partinë, mbi idealet dhe parimet mbi të cilat e ngritëm dhe për ta vendosur në shinat e konservatorizmit.  Ky është kuvendi i njerëzve të lirë.  Unë jam me fat që jam ndër themeluesit e PD. Kriza ku gjendemi sot nga dështimet për të përmbysur një regjim të korruptuar e pozicionimit që kryetari Basha jo përballë regjimit, duke e kthyer PD në opozitë fasadë. Kjo është arsyeja pse jemi mbledhur për të kuvenduar.

Jemi mbledhur të rikthejmë shpresën e besimin për të gjithë shqiptarët se opozita e vërtetë, kjo këtu nuk ka vdekur e nuk e ka ulur kokën e nuk hyn në pazare me Ramën, por është e gatshme për tu përballur me regjimin sic e meriton.

25 prillin e cilësuam masakër zgjedhore, e dinim se me Ramën nuk prisnim gjë tjetër. Pavarësisht rrethanave, ne mbajmë përgjegjësi që nuk morëm fitoren. Duke pranuar këto përgjegjëse, ne kreu i PD ju premtuan demokratëve se nuk do ta njihnim 25 prillin, por do niste beteja për të rikthyer demokracinë.

Akti i Bashës për Berishën u justifikua me shpalljen non grata, solli reagimin  fortë të demokratëve e krijoi një situatë përçarje që në mënyrë paradoksale nxitet nga zyrat e PD. Sot drejtojnë personazhe që nuk shqetësohen edhe nëse PD shkatërrohet. Ata nuk kanë lidhje me idealet e kësaj parti e nuk përfaqësojnë demokratët.

Sot ngjan më shumë se sallon mode se arena që duhet luftohet për interesat e shqiptarëve. Sot jemi mbledhur të rikthejmë PD te fitorja.

                                                                                                                                                   

                                                                                                                                                                                                               

Të fundit