Flash News
Po kalonin kanalin anglez, humbin jetën disa emigrantë, mes tyre edhe një fëmijë
Shkon në 21 numri i viktimave nga përmbytjet në Bosnje - Hercegovinë
Berisha publikon kolonën zanore që do të shoqërojë protestën e 7 tetorit
Dogji gruan me benzinë, sot seanca ndaj Bledar Trëndafilit
Zjarri në azilin privat në Tiranë, u lënduan 4 të moshuar
Paloka: Del Tahiri, hyn Gjushi pasi vodhi zgjedhjet!
Deputeti PD, Edi Paloka reagoi pas arrestimit të ish kreut të bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.
Në një postim në rrjetet sociale, ai shkruan se kjo është drejtësi me skenar dhe regji të Edi Ramës dhe ambasadores së SHBA, Yuri Kim.
“Një javë pasi e kishin marrë vesh dhe minjtë e bodrumeve të bashkisë Durres, u shpall arresti për Gjushin. Del Tahiri, hyn Gjushi. Sigurisht pas mbarimit të zgjedhjeve. Çdo gjë me regji qendrore.
Marrëveshjet alla Rama me limonat e tij të shtrydhur vazhdojnë po njësoj. Askush nga ata nuk hap gojën për Ramën dhe ky ju garanton daljen e shpejtë nga burgu dhe sigurimin se milionat nuk ua prek askush.
Gjushi madje duhej të blinte e manipulonte dhe zgjedhjet e fundit në Durrës përpara se të shkonte “me pushime”.
Kjo është drejtësia e reformuar.
Skenari: Edvin Rama
Regjia: Yuri Kim”, shkruan Paloka.