Flash News

Ditari i Opozitës

Paloka: Fitorja e Trump ka rikthyer fuqishëm mbështetjen ndërkombëtare për PD

Paloka: Fitorja e Trump ka rikthyer fuqishëm mbështetjen

Deputeti demokrat Edi Paloka ka komentuar zhvillimet e fundit politike pas lirimit të liderit të opozitës, Sali Berisha.

Në një lidhje direkte për Euronews Albania, Paloka tha se mbështetja ndërkombëtare për PD është rikthyer fuqishëm menjëherë pas fitores së zgjedhjeve në SHBA nga presidenti i ri Trump.

Paloka tha se pas daljes së Berishës nga arresti shtëpiak, aksioni opozitar merr një tjetër frymë.

“Që nga fitorja e presidentit Trump në SHBA hapat që kanë ardhur kanë qenë shumë thelbësor dhe domethënës. Sali Berishën e liruan të detyruar, pasi do e lironte “Strasburgu”. Dalja e tij nga arresti shtëpiak i jep një tjetër frymë aksionit opozitar i cili do të intensifikohet dhe fryma do të jetë edhe më pozitive nga tani e mbrapa”, tha Paloka.

Të fundit