Flash News

Ditari i Opozitës

Paloka: Sulmi ndaj opozitës dhe Berishës, pjesë e skemës globale të Soros

Paloka: Sulmi ndaj opozitës dhe Berishës, pjesë e skemës

Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka akuzuar fondacionin Soros për ndërhyrje në politikën shqiptare, duke e lidhur me goditjen ndaj opozitës dhe liderit të saj, Sali Berisha.

Në një intervistë për Syri TV, Paloka u shpreh se sulmi ndaj Partisë Demokratike dhe Berishës është i ngjashëm me atë që po ndodh me ish-presidentin amerikan, Donald Trump.

“Ky dokumentar është një nga aktet që po zbërthehen në SHBA lidhur me ndërhyrjet e Soros në administratën e shkuar amerikane. Opozita shqiptare ka qenë ndër më të goditurat nga kjo skemë, përmes një rrjeti të organizuar që investon miliarda për të mbajtur në pushtet liderë si Edi Rama dhe Erion Veliaj, të cilët Soros i përdor për interesat e tij,” tha Paloka.

Sipas tij, Soros nuk financon vetëm të majtën, por përdor rrjetin e organizatave të tij për të pasuruar veten në kurriz të vendeve në zhvillim, përfshirë Shqipërinë.

“Ky rrjet funksionon për interesa ekonomike dhe politike, duke përdorur figura pa moral dhe pa dinjitet, të gatshëm të shesin çdo gjë për pushtet. Kjo skemë e Soros u përdor kundër opozitës shqiptare, por edhe kundër Donald Trump në SHBA, përmes gjyqeve të montuara dhe prokurorëve të sponsorizuar,” theksoi Paloka.

Ai shtoi se përpjekjet për të minuar opozitën shqiptare dhe liderët e saj kanë dështuar, ndërsa paralajmëroi se e vërteta për këtë ndërhyrje po zbulohet gjithnjë e më shumë.

Të fundit