Flash News

Ditari i Opozitës

"Nuk ma merrte mendja se do të vinte kjo ditë"/ Paloka i zhgënjyer nga kolegët: I kam respektuar, ishim në njëjtën llogore

"Nuk ma merrte mendja se do të vinte kjo ditë"/ Paloka i

Edi Paloka shfaqet i zhgënjyer nga kolegët, të cilët votuan për shkarkimin e tij si kryetar i Këshillit Kombëtar. Ai dhe anëtarë të Kryesisë që dolën në mbështetje të Sali Berishës u shkarkuan një ditë më parë në një mbledhje urgjente të thirrur nga kryedemokrati Lulzim Basha.

Paloka ka reaguar në rrjetet sociale, ku thotë se ka mbajtur gjithmonë marrëdhënie korrekte me kolegët dhe bashkëpunëtorët në PD edhe në rastet, kur nuk kishte simpati ndaj tyre.

Ai thotë se i ak respektuar për shkak të qëndrimit në njëjtën llogore. Gjithashtu shton se ka vlerësuar ata që rrugën në politikë e kanë arritur vetë dhe jo individët që kanë marrë poste të larta në parti pa asnjë meritë.

Paloka shkruan se, "Nuk ma merrte mendja që do vinte një ditë, që pikërisht keta të fundit, do më thonin mua po sidomos mijëra demokratëve që sakrifikojnë prej një jete në PD pa asnje perfitim: 'Shkoni bëni partinë tuaj'.”

Të fundit