Flash News

Ditari i Opozitës

Paloka ironizon Alibeajn: Nuk gjeti dot kandidatë për tre muaj

Paloka ironizon Alibeajn: Nuk gjeti dot kandidatë për tre muaj

Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka ironizuar kandidatët e Enkelejd Alibeajt për kryebashkiak në zgjedhjet vendore të 14 majit.

Në një lidhje për studion e Euronews Albania, Paloka tha se për tre muaj Alibeaj nuk arriti dot të gjente kandidatë për kryebashkiakë.

Deputeti u shpreh se të gjithë ata që votojnë Alibeajn, nuk mbështesin kandidatët e Primareve.

“Nuk ka pasur as 3 orë, as 3 ditë, por ka pasur të paktën 3 muaj Alibeaj për t’i gjetur kandidatët dhe nuk gjeti dot kandidatë. Nuk mendoj se po na bën favor. Unë nuk besoj nëse ato pak kokrra që votojnë ose i shkojnë pas Alibeajt, nuk besoj se do të votojnë kandidatët e Partisë Demokratike dhe Sali Berishës. Ajo që e them me garanci, nuk kanë bërë asgjë në favor të Partisë Demokratike”, theksoi ai.

Të fundit