Flash News

Ditari i Opozitës

Paloka ironizon Yuri Kim: Në krah të Ahmetajt dhe Manjës duke dëgjuar Ramen që flet për luftë kundër korrupsionit

Paloka ironizon Yuri Kim: Në krah të Ahmetajt dhe Manjës duke

Kreu i Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka ka ironizuar ambasadoren e SHBA, Yuri Kim e cila mori pjesë në konferencën anti-korrupsion.

Gjatë kohës që mbante fjalim kryeministri Rama, Kim është fotografuar e ulur mes zv.kryeministrit Arben Ahmetaj dhe ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, duke dëgjuar kryeministrin.

Sipas Palokës, kjo është tallje deri në cinizëm pasi salla është e mbushur me njerëz që përbëjnë krerët e korrupsionit në vend.

“Tallje deri ne cinizem…!

Ne krah te Ahmetajt dhe Manjes duke degjuar Ramen qe flet per lufte kunder korrupsionit !!!

Treguesi qe kjo qeveri e ka seriozisht dhe “eshte shume e perkushtuar” kunder korrupsionit qenka mbushja e salles me njerez. Pak rendesi ka se ata qe kane mbushur sallen jane pikerisht kreret e korrupsionit ne kete vend…! Vazhdoni se duket qe ky popull mban edhe me shume se kaq”, shkruan Paloka.

 

Të fundit