Flash News

Ditari i Opozitës

Paloka: Kim e meriton emrin “Zonja McGonigal”, nuk reagoi për skandalin

Paloka: Kim e meriton emrin “Zonja McGonigal”, nuk reagoi për

Deputeti demokrat Edi Paloka ka komentuar deklaratat e ambasadores amerikane Yuri Kim për zgjedhjet lokale.

Për “Të Paekspozuarit” Paloka tha se Kim e ka merituar emrin “Zonja McGonigal” pasi ambasadorja nuk reagoi kurrë për skandalin ku është i përfshirë edhe kryeministrit Rama.

Sipas Palokës i vetmi qëllim i intervistës së Kim për VOA-n, ishte të sulmonte opozitën dhe Sali Berishën.

“Zonja Kim, e ka merituar emrin si zonja McGonigal, sepse tashmë faktet janë në sytë e të gjithë shqiptarëve. Kjo zonja nuk pati kurrë asnjë reagim në lidhje me skandalin e madhe të kësaj historie dhe heshti bashkë me Edi Ramën.

Ndërkohe nxitoi të sajon një intervistë me një gazetar periferik dhe të vetmin qëllim jo të sulmonte Sali Berishën, por të sulmoj tërë opozitën, vetëm në shërbim të Edi Ramës. Kjo nuk ka ndodhur tani, ka ndodhur që kur ka ardhur Kim në Shqipëri.

Unë i kam thënë Lulëzim Bashës, që ti vëj fre kësaj zonje, se do të hip në shpinë, ajo tha mos votoni opozitën, votoni Edi Ramën”, tha Paloka.

Të fundit