Flash News

Ditari i Opozitës

Paloka: Kjo qeveri ka ministra që paguajnë 700 dollarë një pjatë, 10 mijë dollarë varëse e 3 mijë euro xhup

Paloka: Kjo qeveri ka ministra që paguajnë 700 dollarë një

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka akuzuar ministrat e qeverisë Rama se harxhojnë shuma marramendëse “në kulmin e fatkeqësive për shqiptarët.”

Përmes një postimi në Facebook, Paloka shkruan se "kjo qeveri ka ministra si Etilda që paguajnë 700 euro natën në hotel, si Balluku që mbajnë varëse 10 mijë dollarë në qafë dhe ministra që vetëm xhupi ju kushton 3 mijë euro".

Postimi i plotë:

 “Kjo qeveri ka ministra si Etilda qe paguajne 700 euro naten ne hotel, po ka dhe ministra qe paguajne 700 dollare nje pjate . Ka ministra qe vetem xhupi ju kushton 3 mije euro po ka dhe ministra si Balluku qe mbajne varese 10 mije dollare ne qafe…
E imagjinoni qe keta mbledhin vetem grimcat e vjedhjeve qe le lubia ne krye te qeverise. Ai qe merr charterin 100 mije euro per te bere foto me Cristiano Ronaldon apo per tu zderhallur neper bote here per te hapur ekspozitat e tij , here per te pare ndeshje te NBA e here tjeter ( si rastin e fundit) thjesht per shooping ne Fifth Avenue te Neë York-ut. Te gjitha keto mundesisht ne kulmin e fatkeqesive per shqiptaret, kur njerzit jane nen rrenojat e termetit apo nen ujin qe i ka permbytur. Pandemia qendron ne sfond !Ju duhet dhe nje mandat tjeter…”

Paloka: Kjo qeveri ka ministra që paguajnë 700 dollarë një

Të fundit