Flash News

Ditari i Opozitës

Paloka: Kush mohon masakrën zgjedhore, i shërben Ramës

Paloka: Kush mohon masakrën zgjedhore, i shërben Ramës

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka deklaron se kush mohon masakrën zgjedhore të 25 prillit ka mohuar sakrificën e demokratëve dhe i shërben Ramës.

Në një postim në rrjetet sociale, Paloka shkruan se çdo demokrat që pranon një gjë të tillë tradhëton veten dhe të gjithë ata që shpresën për largimin e të keqes e kanë tek Partia Demokratike.

"Te mohosh masakren , manipulimin e procesit te zgjedhjeve te 25 prillit , pavarsisht se nga cilat interesa , motive apo detyrime nisesh , jo vetem po mohon te verteten por je duke mohuar dhe gjithe mundin e sakrificat e demokrateve qe u perkushtuan me gjitheshka ne kete proces ! Me vetedije apo pa vetedije, sherbim me te mire nuk mund ti besh Rames ne kete moment.
Cdo demokrat qe do ta pranonte nje gje te tille, do te tradhetonte veten dhe te gjithe ata qe shpresen per largimin e te keqes e kane tek PD!" shkruan Paloka në rrjetet sociale.

Kujtojmë se sot Kolegji Zgjedhor rrëzoi kërkesën e PD-së për shpalljen e pavlefshmërisë së rezultati zgjedhor të 25 prillit në Qarkun e Tiranës, ndërsa më herët të njëjtin vendim ka dhënë dhe për Gjirokastrën, Vlorën dhe Beratin.

Të fundit