Flash News

Ditari i Opozitës

Paloka: Në një vend ku demokracia ka vdekur, protesta është e vetmja rrugë

Paloka: Në një vend ku demokracia ka vdekur, protesta është

Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, deklaroi se protesta është e vetmja rrugë për një vend ku demokracia dhe zgjedhjet e lira nuk ekzistojnë.

Në një lidhje direkte për Syri Tv, Paloka u shpreh se qëllimi i protestave të opozitës dhe kërkesat e saj mbeten të njëjta qysh prej fillimit, zgjedhje të lira dhe qeveri teknike.

“Kërkesat ngelen po ato që janë shpallur prej kohësh. Në një vend ku demokracia ka vdekur praktikisht, nuk ka zgjedhje të tjera dhe jo vetëm kaq, por dhe ajo e famshmja drejtësi e reformuar për të cilën Rama deri dje mburrej, vdiq edhe ligjërisht. Kur çdo ditë e më shumë tregohet që gjërat po shkojnë më keq. Pra po del ajo që ne ju kemi thënë prej kohësh, në një vend ku mungon demokracia, ku nuk ka zgjedhje të lira, ku nuk vendos populli, por një regjim dhe një, një i çmendur për më tepër në krye të këtij regjimi, gjërat nuk mund të përmirësohen, vetëm do përkeqësohen dhe kjo është vërtetuar çdo ditë.

Kështu që, thashë, kërkesa dhe qëllimi i protestave është ai që është shpallur që në fillimet e tyre. Dhënia e një mundësie shqiptarëve të votojnë lirisht duke i ofruar zgjedhje të tjera dhe të ndershme nga një qeveri teknike dhe jo nga kjo qeveri që është sot, sepse ka 13 vjet që e vërteton që sa të jetë Rama aty, nuk do të ketë kurrë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Dhe përderisa në një vend nuk ka zgjedhje të lira dhe të ndershme, nuk ka demokraci, qytetarëve të atij vendi nuk ju ngelet gjë tjetër veçse të protestojnë për të kërkuar këtë pra që sapo thashë”, deklaroi Paloka.

Të fundit