Flash News

Ditari i Opozitës

Paloka pas arrestimit të Veliajt: E shiti Rama, e përdori SPAK, e braktisi Alexa…

Paloka pas arrestimit të Veliajt: E shiti Rama, e përdori SPAK, e

Menjëherë pas arrestimit të Erion Veliajt, ka ardhur një reagim nga kreu i Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Paloka ka ironizuar situatën duke thënë se Veliajt iu kthyen të gjithë kundër, përfshirë edhe ish-presidentin amerikan Donald Trump, i cili sipas tij "zbarkoi sot në Tiranë".

"E shiti Rama, e përdori SPAK, e braktisi Alexa… Por në fakt, mbi të gjitha ‘e arrestoi’ Trump që zbarkoi sot në Tiranë", shkruan Paloka.

Reagimi i tij vjen në një moment kur arrestimi i Veliajt ka tronditur skenën politike në Shqipëri, ndërsa mbetet për t'u parë se si do të vijojë situata në ditët në vijim.

Të fundit