Flash News

Ditari i Opozitës

Paloka: Paturpësia duhet të ketë një kufi, për ata që dolën poshtë Qorit

Paloka: Paturpësia duhet të ketë një kufi, për ata

Kreu i Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka i është përgjigjur kritikave që grupimi i Alibeajt i ka drejtuar koalicionit “Bashkë Fitojmë”, që në fakt në vendoret e 14 majit u rendit forcë e dytë.

Në Facebook, Paloka shkruan se i mirëkupton dhe i justifikon kritikat nga çdo demokrat që ka sakrifikuar në opozitë, por nuk mund të pranojë gishtin që i drejton grupimi i Alibeajt, që në Tiranë u rendit e katërta pas Arlind Qorit.

Paloka shkruan se grupimi Alibeaj, pasi rrëmbeu simbolet dhe vulën e partisë me ndihmën e Ramës, tani me paturpësi i akuzon si shkaktarët e humbjes së opozitës.

Postimi:

Unë jam i detyruar të mirëkuptoj e justifikoj çdo demokrat të dëshpëruar që ka sakrifikuar e sakrifikon prej kaq vitesh në opozitë për PD… Jo vetëm ta ngrejë zerin po edhe të bërtasë fort e të kërkojë llogari.

Jam gati të dëgjoj “kritika” prej opozitari madje edhe nga Arlind Qorri … Po të dalin ata që me 14 maj dolën edhe poshtë Qorrit e të na drejtojnë gishtin ne si “humbës”?!!!

Rrëmbyen simbolet e PD me dorën e Ramës dhe i fëlliqen, morën financat, komisionerët, numëruesit e PD dhe i shërbyen Ramës me zell e vullnet të plotë, kurse tani gjejnë dhe guximin të na drejtojnë gishtin ne si shkaktarë të humbjes së opozitës?!!!

Edhe paturpësia duhet të ketë një kufi …!

Të fundit