Flash News

Ditari i Opozitës

Paloka për marrëveshjen: Sa herë bashkëpunon Berisha dhe Meta ka fitore. Ç’thotë për demokratët skeptikë

Paloka për marrëveshjen: Sa herë bashkëpunon Berisha dhe

Kreu i Këshillit Kombëtar në PD, Edi Paloka ka folur për marrëveshjen e demokratëve me Partinë e Lirisë. Ai u shpreh se çdo herë që Sali Berisha dhe Ilir Meta janë bërë bashkë, koalicioni ka arritur fitoren.

Paloka shtoi se e sheh si absurd faktin që ka brenda PD deputetë që nuk duan fitoren e kësaj partie.

“Kemi qenë në aleancë me LSI edhe në zgjedhjet e fundit por marrëveshje të nënshkruar dhe bashkëpunimi Meta-Berisha, sa herë kanë bashkëpunuar e kanë çuar koalicionin në fitore.

Ky është qëllimi i marrëveshjes. Pjesa më e madhe e shohin si rrezik këtë marrëveshje e ka pakënaqësi edhe brenda pjesës tjetër të deputetëve të PD. Duket absurde që deputetë të PD nuk duan fitoren e PD”, tha Paloka për “Kjo javë”.

 

Të fundit