Flash News

Ditari i Opozitës

Paloka për protestat: S’do të ketë kthim në shtëpi, skenar tjetër

Paloka për protestat: S’do të ketë kthim në

Kryetari i Këshillit Kombërtar në PD, Edi Paloka ka folur për aksionin e opozitës kundër qeverisë. Ai deklaroi se nuk do të ketë më protesta si shëtitje në boulevard, por me një qëllim të caktuar që kanë hap final zgjedhjet lokale dhe më pas rrëzimin e qeverisë.

Sipas Palokës, nuk do të mungojnë as protestat simbolike si ajo që zhvilloi Partia e Lirisë tek inceneratori i Tiranës. Ai tha për “Kjo Javë” se kur të bëhen protestat e mëdha, nuk do të ketë kthim në shtëpi pa u arritur diçka.

“Ne kemi deklaruar se shtatori do të jetë ndezja e motorëve të opozitës për të filluar një betejë që synon rrëzimin e kësaj qeverie dhe krijimin e kushteve që shqiptarë të votojnë të lirë. Protestat janë pjesë e kësaj strategjie. 7 korriku ishte një provë force për opozitën.

Tani është koha për një protestë pasi gjërat po shkojnë gjithnjë e me të zi. Protestat janë pjesë e strategjisë që ne kemi. Protestat do të jenë edhe simbolike si ajo tek inceneratori i Tiranës.

Protestat e mëdha nuk do jenë më shëtitje në bulevard. Do të ketë një skenar tjetër. Nuk do ketë kthim në shtëpi pa u arritur diçka. Për të arritur një qëllim konkret. Synimi ynë i parë janë zgjedhjet lokale. Synojmë të fitojmë zgjedhjet lokale dhe çdo pjesë e strategjisë sonë do jetë në funksion të këtij pikësynimi”, deklaroi ai.

 

Të fundit