Flash News

Ditari i Opozitës

Ironia e Palokës: Rama i poshtëron pengjet, juristët e KAS si "beqirët" e tjerë

Ironia e Palokës: Rama i poshtëron pengjet, juristët e KAS si

Deputeti demokrat Edi Paloka ka komentuar vendimin e KAS për regjistrimin e PD-së me kryetar të komanduar Alibeajn.

Në një postim në Facebook, Paloka shkruan se vendimi i marrë nuk është në interes të Alibeajt dhe Bashës, por në interes të Ramës. Paloka thotë se Rama ka tendencën të poshtërojë sa herë që ka mundësi pengjet e tij dhe këtë radhë e bëri me gjyqarët e KAS.

Këta të fundit, Paloka i ka quajtur “rilindas” dhe “beqirë”.

Postimi:

Nuk besoj se priste dikush nje vendim tjeter nga KAS!

Ata nuk dhane vendim ne interes te Alibashes, dhane vendimin ne interes te Rames . Ne fund te fundit tanime alibashet dhe Rama kane te njejtin interes.

E kam thene dhe here tjeter qe nje nga deshirat perverse te Rames eshte qe ata qe ka marre peng , ti poshteroje sa here mundet e si te mundet. Kete here e kishin rradhen “juristet” e KAS ( se alibasheve ja ka nxjerre bojen me kohe). Jo “rilindasit” e KAS po ata te tjeret . Duhet te jete disi e veshtire qe pasi je perpjekur gjithe jeten te krijosh nje profil si profesionist i zoti dhe njeri i ndershem, papritur takon Ramen ( “ investitorin serioz” ) dhe te gjithe shohin se ne fakt edhe ti nje “beqir” si ”beqiret” e tjere je, vetem se te mungonte “investitori serioz”.

Të fundit