Flash News

Ditari i Opozitës

Paloka: Rama lëviz me dy truproja që mbajnë valixhe anti-plumb

Paloka: Rama lëviz me dy truproja që mbajnë valixhe anti-plumb

Ish-deputeti i PD, Edi Paloka ka komentuar deklaratën e kryeministrit, kur u pyet nga mediat mbi mesazhin e ambasadores së SHBA, Yuri Kim lidhur me procesin e dekriminalizimit, ndërsa Edi Rama u përgjigj duke thënë se nuk kishte nevojë për një ambasador që t’i kujtonte se duhet të bënte punën e tij.  

I ftuar në ‘Zonë e lirë’, Paloka thotë se kjo është një përpjekje e dëshpëruar e Ramës në fund të një mandati që nuk e mbron dot më dhe se kriminelët janë e vetmja fuqi në fushatën e tij, përfshirë edhe paratë e pista.

“Rama nuk kafshon dot askënd dhe asgjë, më tepër njihet si lëpirës se sa kafshues. Është tentativë për diçka. Për mua ka disa interesa, duke bashkuar edhe sulmin ndaj Evropës, ndaj Francës në veçanti.

Është një përpjekje e dëshpëruar e Ramës në fund të një mandati që nuk e mbron dot më. Kriminelët janë e vetmja fuqi në fushatën e tij dhe paratë e pista.

Është një mesazh që ai i thotë ‘mos më braktisni se unë ju mbroj deri në fund edhe përballë Amerikës’. Sulmi ndaj perëndimit mund të jetë më i thellë. Ai po sulmon këdo, Rama ka një aeroport privat, ka një charter privat në aeroportin e Rinasit, Air Albania, që vetëm emrin ka Air Albania se dihet që është ‘turkish’. Mos u habisni që pas 25 Prillit të marri charterin dhe të ikë në lindje. Rama bredh me ushtri, ka dy bodyguard që kanë valixhe anti-plumb anash që kur hapen e izolojnë direkt anash”, tha Edi Paloka.   

Të fundit