Flash News

Ditari i Opozitës

Paloka: Rama nuk i vjen Gramoz Ruçit as te sholla e këpucës

Paloka: Rama nuk i vjen Gramoz Ruçit as te sholla e këpucës

Deputeti demokrat Edi Paloka ka komentuar qëndrimet dhe sjelljen e kryeministrit Rama në raport me qytetarët dhe ndërkombëtarët.

I ftuar në Syri TV, Paloka tha se Rama nuk i vjen as te sholla e këpucës Gramoz Ruçit, pas kryeministri shfaqet në arenën ndërkombëtare si modern dhe trendi, kur e keqja e këtij vendi janë ai dhe qeveria e tij.

Paloka theksoi se protestat e fundit të opozitës kanë zgjuar një reagim nga ndërkombëtarët.

“Sot unë ja kam shkruajtur dhe me një status, për fat të keq ky ka treguar që ky as te sholla e këpucës së Gramoz Ruçit nuk shkon dot. Të atij Gramozit, ish-sekretarit të partisë e të tjera me të gjitha të zezat. Ky moderni, trendi, europiani e të tjera e të tjera, ky nuk arriti të shkojë as te sholla e këpucës së Gramoz Ruçit tek ajo parti. Pra, ai është fatkeqësia.

Ajo është e keqja, qeveria dhe ai. Këtu nuk ka më dilema. Si zgjidhet? Kjo është pyetja që vazhdojmë ta bëjmë ne, ta bëjnë të gjithë, dhe që opozita në një farë mënyre duhet t'i japi përgjigje. Është e vërtetë, jemi se shohim, edhe tek protesta e fundit pati reagime nga, nga ndërkombëtarët. Dhe gjithmonë unë i ndaj këta, edhe ndërkombëtarët, në ata që marrin rrogë te Rama, dhe që janë ca paçavure domethënë që e kanë diskredituar veten”, tha Paloka.

Të fundit