Flash News

Ditari i Opozitës

Paloka: SPAK ka zbatuar urdhrin e Veliajt, u mbajtën në polici delegatët që duhet të votonin sot

Paloka: SPAK ka zbatuar urdhrin e Veliajt, u mbajtën në polici

Deputeti i PD-së, Edi Paloka deklaron se audio-përgjimi i kryebashkiakut Erjon Veliaj ka konfirmuar se kontrollon SPAK dhe drejtësinë e re dhe e përdorin atë për interesat e tyre dhe ndaj kundërshtarëve.

I ftuar në 'Task Force' në Syri tv, SPAK ka zbatuar urdhrin e Veliajt, pasi sisa delegatë që duhet të votonin sot janë ndaluar nëpër komisariate dhe janë mbajtur në ndalim derisa ka mbaruar votimi.

Veliaj jo vetëm ka konfirmuar që SPAK apo ‘drejtësinë e re’ e paska në dorë dhe mund ta përdorë si qen sulmi ndaj kujdo që i intereson atij, por fakti është se këto nuk janë vetëm fjalë, por sot është vepruar, pra prokuroria ka hapur një vepër penale siç paralajmëroi Veliaj, pra SPAK ka zbatuar urdhrin e Veliaj dhe kanë ndodhur një rresht aktesh skandaloze që tregojnë se gjithë shteti është ngritur në këmbë për të bërë këtë luftë të shpallur, jo thjesht ndaj Armado Dukës, se e nxori Veliajt nëpërtë se është një institucion që nuk pyeska për ata, pra që është një ishull që ende nuk është kapur.

Ky është shqetësimi kryesor i tyre. Veç të tjerave se Armando Dukës i kanë shkuar tatimet në biznes i kanë vajtur edhe disa biznesmenëve të tjerë që janë anëtarë të Komitetit Ekzekutiv. Ju kanë vajtur tatimet dhe policia. Disa delegatë që duhet të votonin sot janë ndaluar nëpër komisariate dhe janë mbajtur në ndalim derisa ka mbaruar votimi. Rama për punë të pista përdor Erjon Veliajn. SPAK dhe drejtësinë e re jo vetëm e kontrollojnë por ja ndërsejnë kundërshtarëve të tyre", tha Paloka.

 

Të fundit