Flash News

Ditari i Opozitës

Paloka: SPAK s'mund të arrestojë sipas orientimeve të Ramës, të prangosë kryeministrin nëse do të bëhet i besueshëm

Paloka: SPAK s'mund të arrestojë sipas orientimeve të

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka ka reaguar pas operacionit me 9 të arrestur nga SPAK në Ministrinë e Brendshme, lidhur me abuzimin me tenderin për blerjen e uniformave të Policisë së Shtetit me vlerë rreth 27 milionë euro.

Në një postim në rrjetet sociale, Paloka ka publikuar padinë që është ngritur kundër PD-së për shpifje, pasi denoncoi aferën e tenderit për blerjen e uniformave të Policisë së Shtetit. Sipas tij, ajo padi është bërë direkt me urdhër të kryeministrit Edi Rama.

Paloka shkruan se SPAK nuk mund të vazhdojë me arrestime sipas orientimeve që i jep Rama, por sipas tij, nëse do që të bëhet i besueshëm, të arrestojë të parin kryeministrin.

Reagimi i plotë:

Kjo eshte padia qe u ngrit kunder PD per shpifje pasi denoncoi skandalin e tenderit te uniformave. Ishte urdher direkt i Rames, i bere dhe publikisht, per te paditur per shpifje kedo qe guxonte te denonconte skandalet e “rilindjes”.
Une pershembull, vazhdoj te jem “i denuar per shpifje” nga Gjykata e Larte se denoncova lidhjet e Tahirit dhe Rames me drogen dhe kanabizimin e vendit ne 2017…!
SPAK nuk mund te vazhdoje me arrestime sipas orientimeve qe jep Rama. Ne se do te behet i besueshem, i pari qe eshte per pranga e ka emrin pikerisht Edvin Rama.

Të fundit