Flash News

Ditari i Opozitës

Paloka: SPAK vepron me regji, Velina e bashkisë nuk preket

Paloka: SPAK vepron me regji, Velina e bashkisë nuk preket

Deputeti demokrat, Edi Paloka reagoi pas raportimeve se SPAK ka nisur një operacion për çështjen e inceneratorit të Tiranës.

Sipas tij, SPAK vepron me regji të kryeministrit Edi Rama, ndërkohë që kryebashkiaku Erion Veliaj nk preket.

 “Po mirë, si kërkoni të na e mbushni mendjen për të kundërtën kur themi që SPAK vepron me regji dhe është tërësisht në shërbim të Ramës…?!!!

Se ja edhe po e lëmë ne SPAK-un “të bëjë punën e vet”, po këta vetëdiskreditohen…

E në fund, mirë këto karagjozlliqet që vazhdojnë nxjerrin urdhër-arreste për ata që janë lajmëruar me kohë që të ikin, po qershia mbi tortë e kësaj çështjes së inceneratorit të Tiranës është Velina e bashkisë që jo vetëm nuk preket, por vazhdon të japë ende miliona për inceneratorin inekzistent!!!” shkruan Paloka.

Të fundit