Flash News

Ditari i Opozitës

Paloka thirrje qytetarëve: Dilni nesër në protestë, mjaft u revoltuat në FB!

Paloka thirrje qytetarëve: Dilni nesër në protestë, mjaft u

Kryetari i Këshillit Kombëtar në PD, Edi Paloka iu ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin në protestën e nesërme. Sipas tij, qytetarët nuk duhet të ankohen, por të dalin edhe protestojnë.

Ai ka hedhur akuza për vjedhje ndaj qeverisë, ndërsa ka bërë e një përshkrim të situatës në vend, ku ndalet te krimnaliteti, varfëria dhe mungesa e standardeve.

“Dil neser e protesto! Mjaft u ankove kafeneve! Mjaft “u revoltove” ne fb! Protesto perpara se te mendosh te largohesh. Ky eshte vendi yne dhe ketu do rrisim femijet tane.

Nuk ka nevoje te protestosh per politikanet. Protesto per vete e per femijet e tu! Protesto per vjedhjen, dhunimin e poshtrimin qe kjo qeveri te ben cdo dite! Protesto kunder padrejtesive e arrogances !

Protesto kunder nje qeverie e nje kryeministri qe jo vetem te vjedh per luksin e tij personal, po pasi te vjedh e te dhunon edhe tallet e kerkon te te poshtroje !

Protesto perpara se te te vijne tek dera per te te shembur shtepine apo biznesin; perpara se te biesh viktime e krimit apo e policise se krimit ; perpara se femijet e tu te mbetur pa shkolle e pa pune te marrin rruget e emigrimit …

Protesto ne se nuk do qe te trajtohesh si skllav nga qenie pa din e pa iman, pa fe e pa atdhe, bedele te pafytyre qe qendrojne ne krye te shtetit me voten qe ta kane vjedhur ose blere per nje cope buke e tani kerkojne te te marrin gjithshka te ka mbetur! Protesto neser me 12 nentor , ora 16.00 Protesto…”, thuhet në reagimin e tij në Facebook.

Të fundit