Flash News

Ditari i Opozitës

Paloka zbardh debatin në Kryesi: Dy nënkryetarë pranuan të shkatërrohet PD, që të mbajnë dy karrige bosh

Paloka zbardh debatin në Kryesi: Dy nënkryetarë pranuan të

Pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë në selinë blu, deputeti dhe njëherazi kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka zbardhi disa nga debatet mes deputetëve.

Paloka hodhi akuza mbi dy nënkryetarët që sipas tij kishin deklaruar se janë të gatshëm që PD të shkatërrohet, “vetëm që ata të mbajnë dy karrige bosh.

“Unë prapë bëra propozim në Kryesi që ta zgjidhim këtë ngërç meqënëse janë mbledhur pavarësisht se dikush bën sikur dyshon që janë mbledhur. Ofrova që të dy palët me përfaqësues të vinin dhe të bënin atë që kërkuan deri dje. Verifikimin e firmave.

Kuvendi do të jetë një anti-miting. Gjithë vlerat e partisë janë vënë në diskutim. Sot janë përbuzur demokratët e thjeshtë vetëm për interesa të dikujt. Dy nënkryetarët patën guximin që të thonë hapur le të shkatërrohet PD. Le të shkatërrohet PD që këta të mbajnë disa karrige bosh që nuk i hyjnë në punë askujt”, tha Paloka.

Kreu i Këshillit ka qenë kundër thirrjes së Kuvendit më 18 dhjetor. Ai i propozoi Bashës të marrë secili një të besuar për të verifikuar firmat e mbledhura nga Berisha, për të shmangur përplasjet.

Të fundit