Flash News

Ditari i Opozitës

Paloka zbardh ‘prapaskenat’ e seancës në Kuvend: U falsifikuan votat e deputetëve

Paloka zbardh ‘prapaskenat’ e seancës në Kuvend: U

Deputeti demokrat Edi Paloka ka zbardhur prapaskenat e seancës së djeshme plenare në Kuvend, ku u votuan me votat e maxhorancës tre projektligje: ai i studentëve të Mjekësisë, legalizimi i kanabisit dhe zgjatja e mandatit të Gjinushit.

Në një lidhje për News 24, Paloka tha se 3/5 e të pranishmëve nuk votuan, por u falsifikuan votat e deputetëve. Paloka tha se seanca u bë në shkelje të rregullores.

“Të gjitha aktet e tilla, si ata tre të djeshmit, liberalizimi i kanabisit, iu dha mandati i përjetshëm Gjinushit, dhe iu bllokua diploma mjekëve, kanë ndodhur kështu. Asnjë nga këto projektligje nuk e kishin kaluar këtë afat. U përpoqën që të justifikoheshin por, nuk mund të bëhej kjo gjë. Në sallë nuk votuan 3/5 e të pranishmëve, por u bë falsifikimi i votave të deputetëve në sallë. Imagjinoni se ça bëjnë në vende të tjera.

Një seancë që nisi me shkelje të rënda, për të miratuar ato që thash më sipër. Një ligj si ai i legalizimit të kanabisit, që është kundërshtuar jo vetëm nga specialistët në Shqipëri, por edhe nga institucionet ndërkombëtare. U votua në kundërshtim me pikat e rregullores. Çështja e legalizimit të kanabisit ju e dini se sa kohë po diskutohej, por kjo çështje u bë në ilegalitet. Ky ligj duhej të diskutohej. U kalua ilegalisht në komision dhe në mes të natës, në Kuvend”, pohoi Paloka.

Të fundit