Flash News

Ditari i Opozitës

Pampuri dënon sulmet ndaj mjekëve: Mbi 10 ambulanca tek Infektivi, pacientët në pritje të lirimit të një shtrati (video)

Pampuri dënon sulmet ndaj mjekëve: Mbi 10 ambulanca tek Infektivi,

Mbi 10 ambulanca në pritje janë fotografia e dështimit të Edi Ramës me pandeminë.

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri ka reaguar lidhur me pamjet e publikuara disa orë më parë sot nga spitali Infektiv, ku shiheshin rreth 10 që prisnin para Infektivit.

Ajo thotë se sulmet që kryeministrit Edi Rama iu bëri mjekëve Arjan Mezini dhe Genc Sulçebe nuk mund ta fshehin situatën e vërtetë të pandemisë.

Pampuri rendit disa kostatime që sipas saj, nuk mund të mbulohen nga propaganda e kryeministrit Rama.

Postimi i plotë:

Edhe sot, pacientët dhe familjarët e tyre u përballën me radhët e tejzgjatura në pritje të lirimit një shtrati tek COVID 1.

Mbi 10 ambulanca në pritje janë fotografia e dështimit të Edi Ramës me pandeminë. Në vend që të bëjë diçka për të lehtësuar qytetarët, Edi Rama ka nisur të sulmojë mjekët që dëshmojnë të vërtetën, se spitalet janë të tejmbushura.

Sot, çdo mjek dhe punonjës i shëndetësisë ndihet i fyer, i braktisur dhe i indinjuar nga sulmi i padenjë që Edi Rama u ka bërë dy mjekëve të shkëlqyer Arjan Mezini dhe Genc Sulçebe.

Sjellja e tij me mjekët që përballen direkt me virusin meriton përbuzje. E vërtëta e pohuar prej tyre nuk fshihet dot nga propaganda e Edi Ramës, i cili i do mjekët pa zë dhe pa kurajo për të folur.

E vërteta që pohojnë mjekët është se pacientët e infektuar me COVID-19 duhet të presin jashtë nëpër ambulanca që të lirohet një shtrat dhe të futen ata.

E vërteta që mjekët pohojnë është se qytetarët duhet të presin 10 ditë për një tampon.

E vërteta që mjekët pohojnë është se qytetarët që kurohen në shtëpi shpenzojmë shumë parà, pasi qeveria e dështuar nuk rimburoson asgjë.

Edi Rama mund të fyejë, shajë, mallkojë, mashtrojë, por nuk e fsheh dot të vërtetën dhe nuk i intimidon dot profesionistët që të thonë atë që shohin çdo ditë- dështimin e Edi Ramës me pandemië dhe sistemin shëndetësor.

Të fundit