Flash News

Ditari i Opozitës

Panariti u largua nga partia, reagon Rama: Njerëz që mbyllin karrierën largohen, të rinj që vijnë e ofrohen

Panariti u largua nga partia, reagon Rama: Njerëz që mbyllin
Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama, ka reaguar pas largimit të ish-ministrit të Bujqësisë, Edmond Panariti, nga radhët e LSI. 

Në një intervistë për News24, Rama është shprehur mirëkuptues pas këtij vendimi, duke shtuar se “z.Panariti është një figurë me dimensione intelektuale dhe me integritet të spikatur, me kontribut të vyer në LSI, brenda radhëve të saj”.

Rama shprehur mirënjohje për kontributin e Panaritit, duke shtuar se “pesha e angazhimit të tij intelektual dhe qytetar do vazhdoj të jetë dobiprurëse”.

“Nuk kam kontaktuar personalisht me të, di aq sa lexova teksa po vija këtu. Diku lexova që është ftuar të punojë në Presidencë. Dua të them që z.Panariti është një figurë me dimensione intelektuale dhe me integritet të spikatur, me kontribut të vyer në LSI, brenda radhëve të saj, në përfaqësimin qeverisës dhe parlamentar, por është edhe një intelektual, pedagog, shkencëtar në fushën e vet. I shpreh mirënjohje dhe falënderim për kontributin dhe jam i bindur se efekti dhe pesha e angazhimit të tij intelektual dhe qytetar do vazhdoj të jetë dobiprurëse”, tha Luan Rama.

I pyetur se nëse dëmton LSI- në largimi i tij, Rama se pavarësisht largimit kontributi i tij do vijojë të jetë dobiprurës për forcën e tij politike.

“Edhe partitë janë një organizëm i gjallë, kanë proceset e veta. Njerëz që mbyllin karrierën, që largohen, të rinj që vijnë e ofrohen, është një proces ndërveprues. Pavarësisht nga largimi i tij i drejtpërdrejtë në LSI, ndikimi dhe kontributi i tij do vazhdojë të jetë dobiprurës për LSI-në”, u shpreh Luan Rama.

Të fundit