Flash News

Ditari i Opozitës

"Pandemia Rama po iu merr frymën njerëzve", Kryemadhi: Çfarë bëri këto 4 vite që kishte të gjithë tespsinë?

"Pandemia Rama po iu merr frymën njerëzve", Kryemadhi:

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi gjatë një takimi me qytetarët e njësisë nr.1 në Tiranë, tregoi se çfarë i thonë socialistët. Ajo shtoi se në katër vite që kryeministri Edi Rama kishte të gjithë tepsinë nuk bëri asgjë në të mirë të interesit publik.

"Në këto 4 vite, që ky zotëria i kishte të gjithë tespsinë, a krijoi më shumë vende pune, a rriti rroga, a uli kostot, a rriti pagat e mjekëve dhe infermierëve, a i uli çmimet e taksat? Kur takoj socialistë të cilët nganjëherë ju vjen pak zor, ata thonë Monika kemi 7 vjet që dëgjojmë vetëm premtime dhe zero realizime. Dëgjojmë projektet e tij 3D por ne s'kemi mundësi të paguajmë faturat e energjisë elektrike dhe ilaçet, por nuk kemi as mundësi të flasim sepse kemi frikë se na kërcënojnë.

Nuk jetohet me frikën e një të çmenduri që rri mbi kurrizin e shqiptarëve por me kurajën për ta përmbysur, jo vetëm Edi Ramën por sistemin dhe mentalitetin, që raste të tilla mos vijnë më", deklaroi Kryemadhi.

Kjo e fundit i ftoi socialistët të bëhen pjesë e LSI-së.

"Socialiste do të thotë të ndash energjinë dhe pozitivitetin me miqtë dhe me shokët. Unë e mora vendimin për të qenë socialiste e lirë dhe bashkë me shumë të rinj e të reja krijuam LSI dhe sot shumë të rinj dhe të reja mbasi ndihen të asfiksuar marrin një vendim për t'u shkëputur nga zinxhirët e Edi Ramës dhe rilindjes.

LSI i ka dyert e hapura për çdo njeri që do të jetë pjesë e politikës, do të ndryshojë të ardhmen e tij. Sepse sot në këto vite të vështira të ekonomisë, në këto vite dhe në këtë rrëmujë të jetës së shqiptarëve, por dhe në këtë muaj të frikës dhe pandemisë, që përveç covid kemi dhe pandeminë Rama që ju merr frymën njerëzve dhe me fluturat imagjinare të mendjes së tij, që jo vetëm nuk i krijon mundësi shqiptarëve por i mbyll ata", tha Kryemadhi.

 

Të fundit