Flash News

Ditari i Opozitës

“Pandëshkueshmëria ka marrë fund”, Këlliçi: Rama dhe 82 kartonat e tij kanë ngrirë negociatat

“Pandëshkueshmëria ka marrë fund”,

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Rama në Samitin e Diasporës që po mbahet në Tiranë.

Në një postim në Facebook, Këlliçi i është përgjigjur Ramës, i cili tha se “pandëshkueshmëria ka marrë fund”, duke i rikujtuar datën 12 Mars, kur kryeministri dhe socialistët votuan kundër arrestimit të Ballukut.

Deputeti demokrat deklaron se Rama me 82 kartonat e tij kanë ngrirë negociatat dhe se meritojnë të hetohen dhe të vendosen përballë drejtësisë për aferat korruptive ku janë përfshirë.

REAGIMI:

Edi Rama silllet sikur 12 marsi nuk ka ndodhur!

Edi Rama vazhdon të sillet sikur me 12 mars të mos ketë ndodhur asgjë, ose sikur shqiptarët edhe ata të diasporës nuk kanë kujtesë. Para tyre sot tha se në Shqipëri s'ka paprekshmëri dhe ka barazi para ligjit! Këto janë vetëm fjalë që mund t'i nxjerrë nga goja një njeri i paturp!

Fakt është se një muaj e 2 ditë më parë, me 12 Mars, Edi Rama me 82 kartonat e tij në Kuvend shpalli para qytetarëve se ai, Balluku dhe bashkëpunëtorët e tij të afërt, janë të praprekshëm, janë mbi ligjin dhe drejtësia nuk mund të veprojë mbi ta.

Por, pasi ke mbrojtur aferat korruptive me votë në Parlament, dhe pasi ke ngrirë negociatat si pasojë e këtij akti, nuk e ke për gjë të genjesh e të tallesh me shqiptarët këtu dhe ata të diasporës.

Edi Rama duhet larguar sot!

Ai dhe bashkëpunetorët e tij s'mund të kenë imunitet, duhet të hetohen e të përballen me drejtësinë për abuzimet me miliarda euro.

Kjo e bën Shqipërinë europiane.

Këtë kërkojmë çdo ditë e do ta theksojmë të premten me 17 prill në bashkimin tonë në bulevard.

Të fundit