Flash News

Ditari i Opozitës

"Papërgjegjshmëria nuk njeh kufi!" Ish-deputetja sjell rastin konkret: Si shkelet vendimi me grumbullimet në shkolla

"Papërgjegjshmëria nuk njeh kufi!"  Ish-deputetja sjell
Momente nga grumbullimi në shkollën "Besëlidhja"

Pak ditë pas hyrjes në fuqi të vendimit të Komitetit të Ekspertëve për moslejimin e grumbullimit të më shumë se 10 persona në ambiente publike apo private, Partia Demokratike ka denoncuar një rast në ambientet shtetërore ku nuk bëhet zbatimi i tij.

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Lindita Metaliaj, sjell një video të një shkolle në Lezhë, ku nuk respektohet rregulli anti-Covid, dhe nxënësit dynden në ambientet e jashtme të institucionit arsimor.

Sipas Metaliaj, bëhet fjalë për shkollën Besëlidhja në qytetin e Lezhës ku psikologët kanë pasur një provim, ndërsa kanë neglizhuar sipas saj rregullat e distancimit.

Njoftimi i plotë:

Papergjegjshmeria qe s’njeh kufi !

Kjo eshte situata tani ne keto momente ne shkollen 9-vjeçare Beselidhja ne qytetin e Lezhes!

Psikologet paskan provim ne kohe pandemie,pa asnje mase mbrojtese,pa mbajtur distancen e duhur dhe ne shkelje flagrante te çdo protokolli sigurie!!!!!

Pikerisht atehere kur komiteti tekniko -politik i te çmendurit para dy ditesh ndaloi grumbullimet e mbi 10 vetave!!!!

Nderkohe kur universitetet ndjekin mesimin on-line,ne shkollen Beselidhja psikologet po bejne provim!!

Nderkohe kur nxenesit e kesaj shkolle zhvillojne mesim te ndare ne dy turne ,per vete numrin e larte te nxenesve ne klasa,duhet tu shtohen edhe bombat virale qe futen ne klasat e tyre nga papergjegjshmeria e perseritur e Drejtorise Arsimore Lezhe,dhe Ministrise se Arsimit .

Prinderit me te drejte tejet te irrituar dhe te shqetesuar per shendetin e femijeve denoncuan faktin dhe me vune ne dijeni per ate çfare po ndodh ne kete shkolle.

Drejtoria Arsimore Lezhe dhe Ministria e Arsimit duhet te mbajne pergjegjesi per kete qe po ndodh tani ne shkollen Beselidhja ne qytetin e Lezhes.

Kush mban pergjegjesi per jeten dhe shendetin e femijeve tane ??

Kjo eshte fytyra e vertete e Rilindjes!

Askush nuk e ka prioritet jeten dhe shendetin e femijeve,mesuesve dhe prinderve!

Ndaj ju bej thirrje prinderve dhe mesuesve te ruajne veten,femijet dhe familjet e tyre,sepse askush tjeter veç Zotit nuk i mbron nga kjo situate.

 

Të fundit