Flash News

Ditari i Opozitës

Paqja Fiskale, Berisha: Mbështetja publike që Ramaduro u bën karteleve të d*ogës

Paqja Fiskale, Berisha: Mbështetja publike që Ramaduro u bën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka lëshuar akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar si “zëdhënës kryesor në Europë të karteleve të drogës në Shqipëri dhe Amerikën Latine”.

Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se ligji i ri i Paqes Fiskale, i votuar në parim në Kuvend, përbën një formë amnistie për pasuritë e paligjshme.

Sipas tij, qeveria i ka hapur rrugë legalizimit të kapitaleve të karteleve shqiptare të kokainës dhe kanabisit, si edhe ortakeve të tyre në Amerikën Latine.

Berisha: Edi Rama, zëdhënës kryesor në Europë i karteleve të drogës në Shqipëri dhe Amerikën Latine, me të ashtuquajturën Paqe Fiskale, ka sanksionuar amnistinë për paratë e drogës, krimit, jo vetëm të karteleve të fuqishme shqiptare të kokainës dhe kanabisit, por edhe ortakëve të tyre në Amerikën Latine.

Një ligj, të cilin qeveria e SHBA, BE, por edhe vendet e tjera partnere, e kundërshtuan në mënyrën më të prerë para dy vitesh, Edi Rama e ka votuar në parim në parlament.

Ky akt është mbështetja publike më e fuqishme që Ramaduro, shefi i narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë, u bën karteleve shqiptare të drogës dhe ortakëve të tyre në Amerikën Latine.

PD, deputetët e saj, në komisionet përkatëse, kanë mbajtur qëndrime të prera kundër kësaj përpjekje. Kanë bërë amendamente shumë të qarta, por nuk janë marrë parasysh asnjëra prej tyre nga mazhoranca. Për PD-në, grupin e saj parlamentar, ligji është një mundësi ligjore për pastrimin e parave nga klanet e drogës dhe krimit.

Për evazionin e mëtejshëm fiskal. Për shmangien e bizneseve nga detyrimet fiskale të ardhshme kundrejt shtetit. Për favore ndaj sektorëve ku risku i pastrimit të parave është shumë i madh dhe që po ndodh aktualisht. Ndërtimi në Shqipëri është lavatriçja e parave të drogës, më e madhja në Europë.

Të fundit