Flash News

Ditari i Opozitës

Paradoksi/ Berisha: Drejtoresha e Ramës që vodhi 500 mijë euro u dënua me një vit, pastruesja që ia ruante, u me 7 vite

Paradoksi/ Berisha: Drejtoresha e Ramës që vodhi 500 mijë euro u

Gjykata e Tiranës dënoi me 18 muaj burgim sot Alda Klosin për akuzën e fshehjes së pasurisë, kurse pastruesen e saj Rozeta Dobi me 4.8 vite burgim për vjedhje

 Ky fakt nuk është lënë pa komentuar nga kryedemokrati Sali Berisha. Sipas tij, vetëm një drejtësi si kjo e sotmja jep dënim të tillë për drejtoreshën që kishte vjedhur paratë e qytetarëve, kurse ajo që u akuzua se vodhi drejtoreshën, u dënua 7 vjet.

Berisha: Miqtë e mi, ky regjim është alarm për çdo shqiptar.

Është alarm për mbarë qytetarët e këtij vendi.

Nuk mund të mos ndalem këtu edhe në organizatën e tij kriminale, drejtësinë e re.

E morët vesh ju sot, pastruesja, e cila në shkelje të ligjeve, kishte në ruajtje në shtëpinë e saj gjysmë milionë euro të vjedhura të drejtoreshës së Edi Ramës, dënohet me 7 vite.

Drejtoresha që kishte vjedhur paratë tuaja, paratë e qytetarëve, ajo që u akuzua se vodhi drejtoreshën, u dënua 7 vjet, kjo që vodhi gjysmë milionë euro të qytetarëve, u dënua një vit.

A ka fytyrë më të shëmtuar të drejtësisë së re se sa kjo sot.

A mund të vazhdohet? Asnjë ditë.

Qytetarët presin fitoren e betejës pa kthim.

Presin fitoren e mosbindjes civile.

Të fundit