Flash News

Ditari i Opozitës

Paralajmërimi i Metës: Në shtator do të punojmë për një qeveri teknike

Paralajmërimi i Metës: Në shtator do të punojmë

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka paralajmëruar se në shtator do të fillojnë përgatitjet për krijimin e një qeverie teknike.

Në një konferencë për mediat, ai deklaroi, “Në shtator kemi punë të tjera. Në shtator do punojmë për qeveri teknike, parlamenti të mblidhet që tani meqë ishte tromaksur dhe zonja Lindita".

Meta tha më tej se është i bindur që referendumi do të mbahet shumë shpejt. Kryetari i PL-së u shpreh se edhe brenda qeverisë, vendimet i merr një pakicë e vogël.

“Unë jam 100% i bindur që dita e praktikimit të referendumit do të jetë shumë e afërt dhe do të jetë dita me ndarjen nga sundimi i pakicës së pakicës.

Në këtë vend kemi një problem që pakica qeverise, për të gjitha ato që dihen, por edhe brenda pakicës, vendimet i merr një pakicë fare e vogël. Kjo pakica tjetër më e madhe është një mish për top për këtë pakicë të vogël, siç janë edhe patronazhistët që pas referendumit do të jenë njerëz të lire”, tha Meta.

 

Të fundit