Flash News

Ditari i Opozitës

Paralajmërim i ambasadës Amerikane, Gjunkshi: Sinjal serioz për sigurinë kombëtare

Paralajmërim i ambasadës Amerikane, Gjunkshi: Sinjal serioz për

Këshilltari për Sigurinë Kombëtare pranë PD, Xhemal Gjunkshi ka reaguar pasi ambasada e SHBA-së në Tiranë ka ngritur alarmin se grupe të lidhur me Iranin mund të shënjestrojnë objektiva të caktuara në Shqipëri.

Ambasada Amerikane paralajmeron se në shënjestër mund të jenë subjekte të lidhura me SHBA-të ose elementë të opozitës iraniane në Shqipëri.

 Sakaq, Gjunkshi shkruan përmes një postimi në rrjetet sociale se ky eshtë një sinjal serioz për sigurinë kombëtare.
Sipas tij, kur një aleat strategjik si SHBA paralajmëron për rrezik të mundshëm në territorin tonë, shteti shqiptar nuk duhet të heshtë.

"Të nderuar qytetarë,
Ky paralajmërim i Ambasadës Amerikane nuk është një postim rutinë. Është një sinjal serioz për sigurinë kombëtare.
Kur një aleat strategjik si SHBA paralajmëron për rrezik të mundshëm në territorin tonë, shteti shqiptar nuk duhet të heshtë.
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka detyrimin kushtetues të mbledhë menjëherë Këshilli i Sigurisë Kombëtare.
Mosveprimi në një situatë të tillë nuk është thjesht neglizhencë, por është papërgjegjshmëri.
A jemi një shtet serioz, apo një vend që reagon vetëm pasi ndodh e keqja?
Qytetarët shqiptarë meritojnë transparencë, masa konkrete dhe garanci për sigurinë e tyre.
Heshtja e institucioneve sot është alarm më i madh se vetë paralajmërimi", shkruan ai.

Të fundit