Flash News

Ditari i Opozitës

Paralajmërimi i Berishës: Qeveria do rrëzohet nga skandali i inceneratorëve

Paralajmërimi i Berishës: Qeveria do rrëzohet nga skandali i

Kreu i PD, Sali Berisha është shprehur i bindur se skandali i inceneratorëve do e rrëzojë qeverinë “Rama”.

Në një interviste për “News 24”, Berisha tha se SPAK duhet të vijojë hetimet për të marrë kryeministrin Edi Rama si të pandehur.

Në këtë mënyrë, sipas Berishës vendi do të shkojë në zgjedhje të përkohshme dhe se PD do të vijë në pushtet.

Ky skandal do e rrëzojë këtë qeveri, ky popull do ta rrëzojë këtë qeveri. Po ndërgjegjësojmë, po përpiqemi të ndërgjegjësojmë shqiptarët, por të jesh i sigurt që ky skandal do e djegë këtë qeveri, ai ka vënë firmën aty… edhe ky SPAK nuk e shpëton dot, kjo nuk kalohet. Po e çojnë vendin drejt një pasigurie të jashtëzakonshme.

Imagjinoni, nëse lexoni aktakuzën e Kokës, shkruan në krye ‘është bërë prokurim në kundërshtim me ligjet’, por ky prokurim të çon të Rama, ata në burg janë për çështje krejt të tjera, ky është SPAK, s’guxon… nëse SPAK merrte të pandehur Ramën e të tjerët, qeveria binte dhe krijohej një qeveri tjetër dhe shkohej drejt zgjedhjeve. Kur kjo nuk ndodh atëherë e bëjnë qytetarët. Ta garantoj se do e bëjnë, për këtë s’ka shpëtim Edi Rama”, deklaron Berisha.

Të fundit