Flash News


Ditari i Opozitës

Paralajmërimi i Berishës: Shqipëria do shpërthejë me fuqinë më të madhe për largimin e Ramës

Paralajmërimi i Berishës: Shqipëria do shpërthejë me

Kryetari i PD, Sali Berisha ka paralajmëruar protesta, pas skandalit korruptiv të kryeministrit Edi Rama duke përdorur ish-agjentin e FBI. Ai u ndal edhe te “zhdukja” e Ramës pasi u bë publik ky skandal.

“Tirana po zien, një revoltë e thellë ka përfshirë dhe po përfshin qytetarët e Tiranës dhe Shqipërisë. Një revoltë e cila, pa diskutim do shpërthejë me fuqinë më të madhe politike dhe qytetare për largimin me urgjencë nga skena politike, de facto kryeministrit më të korruptuar të planetit, i cili, ia ka mbathur.

Është zhdukur prej 48 orësh. Ka fluturuar me Ismailin apo jo, këtë nuk kemi asnjë lajm. Është nisur te padrino i tij, Xhorxh Soros për të kërkuar ndihmë, apo gjetiu, nuk kemi asnjë lajm. Sepse në kodin e mafies, lajmet nuk pipëtijnë”, tha Berisha.

Të fundit