Flash News

Ditari i Opozitës

Paralajmërimi i Indrit Hoxhës: Të hënën i drejtohem SPAK! Abuzimet nga kryetari aktual

Paralajmërimi i Indrit Hoxhës: Të hënën i drejtohem

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Vorës në zgjedhjet lokale të 14 majit, Indrit Hoxha ka folur në lidhje me fushatën zgjedhore dhe problemet e bashkisë së Vorës.

I ftuar në emisionin “Kjo Javë”, Hoxha u shpreh se bashkia e Vorës është një bashki e falimentuar qëllimisht nga kryeministri Edi Rama, në mënyrë që të përdorë buxhetin e bashkisë për të tendera e PPP.

Ai ka zbuluar renditur gjithashtu disa nga aferat e bëra së fundmi në vend, ndërsa ka zbuluar se ditën e hënë do t’i drejtohet SPAK në lidhje abuzimet e bëra nga kryebashkiaku aktual.

Megjithatë Hoxha i bëri thirrje SPAK që të veprojë pas 14 majit, kohë kur PS dhe kandidati konkret të marrin ndëshkimin nga qytetarët me votë.

Pjesë nga diskutimi në studio:

Si po shkon fushata?

Fushatë ndryshe nga të gjitha të tjerat e opozitës dhe PD, pasi mund të jemi e vetmja opozitë në Europë që nuk kemi asnjë lloj pushteti.

Kjo është arsye që njerëzit kanë një stepje të shfaqen, ndaj po bëjmë takime të vogla ndryshe nga ç’kemi bërë gjithmonë.

Kjo mendoj se është produktive pasi njerëzit duan kontaktin e drejtpërdrejtë.

Ne duhet të votohemi si programi më i mirë qeverisës.

Si e shihni sfidën me kundërshtarin?

Vora është një vatër e nxehtë. Sa i përket kandidatit që kam përballë, nuk i di as emrin. Vora është simbol i krimit të Ramës, ka ndryshuar 5 kryetarë bashkish në 4 vite ose për dekriminalizim ose për afera.

Kryetari aktual ka bërë në 12 muajt e fundit ka bërë 14.2 mln procedura tenderimi. Po të dalësh në terren, zbatimi i tyre është zero. Abuzim me taksat e qytetarëve. Të hënën do t’i drejtohem SPAK për të çuar abuzimet me tenderimet e bëra.

Dokumentacioni është gati. Tenderi i pastrimit të bërë në Vorë ka kushtuar 2.3 mln euro taksa, sot Vora është qyteti më pi pisët. Një tender tjetër për një pastrim emergjencë 90 ditore, është diku tek 350 mijë euro. Tjetra është për zyrat e bashkisë, sepse bashkia nuk ka zyra por vetëm ambiente të marra me qera, ka kushtuar 6 mln euro. Këto janë disa nga dosjet.

Kam marrë përsipër të çoj para drejtësisë këdo që ka vënë duart mbi taksat e qytetarëve sidomos në Vorë, qoftë i majtë apo i djathtë. Kam besim që SPAK do e çojë kryetarin e bashkisë para drejtësisë. I bëj thirrje SPAK të mos veprojë para datës 14 që të japë llogari para qytetarëve dhe pastaj para drejtësisë.

Bashkia e Vorës është e falimentuar me qëllim nga Edi Rama në mënyrë që të përdorë fondet për të tendera e PPP për ta kthyer bashkinë në KÇK. Plani im është nxjerrja e bashkisë nga falimenti. Do miratoj uljen e taksave 50% për biznesin e madh dhe 80 % për atë të vogël. Do falen edhe taksat e 4 viteve të fundit të biznesit të vogël, por jo për biznesin e madh.

Të fundit