All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Ditari i Opozitës

Paralajmërimi i Nishanit: Nëse Basha s'largohet nga zyra më 5 janar, nuk parashikoj se ç'mund të ndodhë

All - Paragraf - 1

Paralajmërimi i Nishanit: Nëse Basha s'largohet nga zyra

Ish-presidenti dhe anëtari i Komisionit të Rithemelimit të PD, Bujar Nishani kathene se nuk parashikon se çfarë mund të ndodhë nëse kryedemokrati Lulzim Basha nuk largohet deri më 5 janar, duke nënkuptuar një përshkallëzim të mundshëm të situatës.

All - Paragraf - 3

Një ditë më parë, komisioni i vendosi afat Bashës që të lërë zyrën deri më 5 janar. Nishani tha në "Dekalog" se Basha po e çon situatën  drejt paparashikueshmërisë. 

Zoti Nishani, cfarë do ndodhë nëse më 5 janar zoti Basha nuk largohet nga zyra siç e keni njoftuar me një shkresë?

Nishani: Ne presim që deri më datën 5 situata të zgjidhet brenda sistemit. Nëse nuk zgjidhet, pra nëse Basha nuk largohet nga zyra më 5 janar absolutisht është e paparashikueshme se çfarë mund të ndodhë. Unë e kam të vështirë të theme se çfarë mund të ndodhë. 

Zoti Nishani, cfarë domethënë kjo? Po na frikësoni.

Nishani: Jo. Jashtë sistemit unë nuk parashikoj se çfarë ndodh. Unë parashikoj se çmund të ndodhë brenda sistemit. Ata të cilët po e çojnë çështjen jashtë sistemit, ata po e çojnë situatën drejt paparashikueshmërisë. 

Zoti Nishani, ju e keni fjalën se situatë mund të shkojë në një konflikt fizik?

Nishani: Nuk e di. 

Fjala që ju nuk e parashikoni dot, do të thotë që merrni masa se ..

Nishani: Po. 

I pyetur nëse ndërkombëtarët se si do të veprojë Komisioni i Rithemelimit, nëse ndërkombëtarët janë kundër përplasjes fizike, Nishani tha se "I vendosin shqiptarët fatet e tyre. Asnjë ndërkombëtar nuk vendos për fatet e shqiptarëve. Nëse ndonjë ndërkombëtar do refuzojë gjysmë e popullsisë së Shqipërisë, është zgjedhja e tyre".

 

Të fundit