Flash News

Ditari i Opozitës

Paralajmërimi i Nokës: Ergys Agasi po përgatit nga arratia emërimin e Loard Sallakut drejtor në Tiranë

Paralajmërimi i Nokës: Ergys Agasi po përgatit nga arratia

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka denoncon në Facebook lidhjet mes Ergys Agasit, i cili ndodhet në arrati, dhe Loard Sallakut, i cili sipas tij po përgatitet për një emërim si drejtor në Tiranë.

Sipas Nokës, Sallaku është një nga njerëzit më të afërt të Agasit dhe ka vepruar si përfaqësues i tij në zyrën ku Agasi ushtronte ndikim, duke negociuar me Irena Gjokën çështjet që i interesonin direkt atij.

"Ergys Agasi nga arratia po përgatit emërimin e Loard Sallakut drejtor në #Tiranë, zonë ku edhe fshihet që të kujdeset për të. Loardi është një nga njerëzit e afërt të Gysit, zyrën e të cilit e kishte si zyrën e vet. Loard Sallaku negocionte me Irena Gjokën çështjet që i interesonin Agasit.
Kjo është lidhja e tyre", shkruan Noka. 

Paralajmërimi i Nokës: Ergys Agasi po përgatit nga arratia

Kujtojmë se biznesmeni Agasi akuzohet nga SPAK se bashkë me Ermal Beqirajn krijuan një grup kriminal për manipulimin e tenderëve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit. 

Po ashtu, Agasi dhe Beqiraj, të cilët dyshohet se e kanë lënë vendin, akuzohen se përmes heqjes së lirisë dhe shantazhit detyruan biznesmenin Gerond Meçe, të tërhiqej nga ankimimet për disa tenderë ku donin të dilnin fituese kompanitë e lidhura me ta.

Të fundit