Flash News

Ditari i Opozitës

Paralajmërimi i Ramës për një tjetër non-grata, Berisha: Degradim intelektual

Paralajmërimi i Ramës për një tjetër non-grata,

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi sot në Kuvend përmes metaforave se një tjetër politikan nga ana e opozitës do të shpallet “non-grata”.

Kreu i PD, Sali Berisha u pyet në Opinion lidhur me këtë deklaratë dhe tha kjo përbën degradimin intelektual të Ramës.

Edi Rama: Ju presim më 14 Maj për të na mundur më keq se ç’na keni mundur gjatë këtyre 9 viteve, suksese në jetë dhe deri atëherë kujdes se byrektorja vazhdon punën, gjiza ka arritur dhe okllaia po shtron brumin tjetër për tavën që pret të hyjë në furrën e rindezur. Personin në fjalë do ta shihni vetë, faleminderit!

Blendi Fevziu: Paralajmëroi një tjetër non-grata.

Sali Berisha: Degradimi i një njeriu zoti Fevziu…

Blendi Fevziu: Herën e parë që e bëri i doli zoti Berisha.

Sali Berisha: Degradimi intelektual i një njeriu që është futur në një vorbull nga e cila politikisht është totalisht i pakallur, kaq mund të them.

 

Të fundit