Flash News

Ditari i Opozitës

Paralajmëron deputeti i PD: Do ketë arrestime në radhët e policisë

Paralajmëron deputeti i PD: Do ketë arrestime në radhët e

Deputeti i PD, Saimir Korreshi komentoi raportimin e prezantoi kreut të Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani për 5 orë në komisionin e ligjeve.

Sipas Korreshit në A2CNN, në korridoret e politikës flitet se do të ketë një operacion tjetër “Metamorfoze”, ku pritet të arrestohen drejtues të lartë të policisë.

Ai shton se SPAK kërkon një strukturë për një TASK Forcë që të arrestojë sepse nuk ka besim më te policia e shtetit. 

“Perceptimi im është që SPAK dhe Dumani bëri një klasifikim të ngjarjeve pa hyrë në detaje. Ai nuk mbajti qëndrim. Ka qëndrime të ndryshme për Berishën dhe Ahmetajn, për mënyrën e procedimit. Ai ka thënë se nuk mban përgjegjësi për veprimet e prokurorëve. Duhet të mbajë më tepër përgjegjësi Prokuroria e Posaçme për unifikimin e praktikave.

Kishte kërkesa të shumta, ai tha se po punon për të gjitha çështjet. Në korridoret e politikës thotë që do të ketë metamorfoza tjetër dhe arrestime drejtuesish të lartë të policisë.

Shefat e policisë kanë lënë kriminelët të lirë në qytetet tona. E rëndë është se ai tha se SPAK kërkon një strukturë për një TASK Forcë që të arrestojë sepse nuk ka besim më te policia e shtetit”, tha deputeti demokrat.

Të fundit