Flash News

Ditari i Opozitës

Paralajmëron deputeti i PD: Do të dalin prova të reja nga skandali Rama-McGonigal

Paralajmëron deputeti i PD: Do të dalin prova të reja nga

Deputeti i PD, Luan Baçi ka paralajmëruar se do të dalin dhe prova të reja lidhur me skandalin Rama-McGonigal.

I ftuar në Ora News, deputeti demokrat shprehet se tha se përmendja e kryeministrit Rama në dosjen e ish-agjentit të FBI "nuk është e rastësishme".

"Përmendja e emrit të kryeministrit shqiptar nuk është e rastësishme. Është një mesazh që jepet se këtu ka një aferë korruptive. Takimet i në Tinanë de në New York janë tërësisht informale. Ardhja e një ish agjenti të FBI lë shumë për të dëshiruar", u shpreh Baçi. 

"Tashmë dalin dhe politikanë të tjerë të cilët kanë pasur takim me ish-agjentin e FBI. Të gjithë nuk ndihemi mirë që kryeministri i vendit tonë ka pasur marrëdhënie të dyshimta me një zyrtar të lartë të FBI që rezulton i korruptuar. Do të dalin dhe prova të tjera. Si kryeministër e ka për detyrë të dalë para shqiptarëve dhe të japë shpjegime.

Marrëdhëniet e tij me të kanë qenë private dhe duke sulmuar opozitën. Kjo është e pamoralshme dhe shpjegon katrautën për eliminimin e opozitës", shton ai.

 

Të fundit