Flash News

Ditari i Opozitës

Paralajmëron Kryemadhi: Së shpejti vjen letër-porosi për Ramën, Ahmetaj do të arrestohet

Paralajmëron Kryemadhi: Së shpejti vjen letër-porosi për

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka bërë një paralajmërim të fortë për kryeministrin Edi Rama dhe për ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetajn.

Duke folur në emisionin “Opinion”, teksa mohoi akuzat për marrjen e parave ruse, Kryemadhi tha se shumë shpejt për Ramën do të vij një letër-porosi që lidhet me hetimet për çështjen “McGonigal”. Më tej, Kryemadhi theksoi Ahmetaj do të arrestohet që Rama të mbyll çështjen e inceneratorëve dhe në këtë mënyrë ai vet i shpëton drejtësisë.

“Shumë shpejt do të trokasi një letër-porosi për Edi Ramën. Sa herë i troket diçka, Rama nxjerr nga këto fatura, siç ishte rasti në Shtator i rastit McGonigal, për korruptimin e një zyrtarit të lartë siç është FBI. Ahmetaj mund të jetë i radhës gjoja për inceneratorët për të mbuluar aferën Mcgonigal. Ky zotëri do shkoj në burg si koka e incenratorëve, jo se nuk është ai është. Ahmetaj mund të arrestohet, bëhet një marrëveshje, se ka frikë se mund të ketë qenë Ahmetaj ai që ka çuar parat të McGonigal. Zero kam marrë infroamcion nga Ahmetaj për inceneratorët”,-tha Kryemadhi.

 

 

 

Të fundit