Flash News

Ditari i Opozitës

Paralajmëron Mediu: Së shpejti, një mision faktmbledhës i PPE-së në Tiranë për zgjedhjet dhe shtetin e së drejtës

Paralajmëron Mediu: Së shpejti, një mision faktmbledhës i

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka zhvilluar disa takime në Parliamentin Europian në Bruksel, ku njoftoi se përfaqësues të Partive Popullore Europiane do të vizitojnë së shpejti Tiranën në një mision faktmbledhës.

Në rrjetet sociale, Mediu shkruan se ky mision vjen pas vizitës së Komisionit të Punëve të Jashtme (AFET) në Shqipëri dhe e konsideroi atë si një zhvillim me rëndësi të veçantë për situatën politike në vend.  

Reagimi i plotë:

Bruksel: Parlamenti Europian

Kënaqësi të takohesha me Dolors Montserrat, deputete e Parlamentit Europian dhe Sekretare e Përgjithshme e Partive Popullore, grupi më i madh i partive në Parlamentin Europian.

Dolors dhe përfaqësues të Partive Popullore do të vijnë në Tiranë në një mision faktmbledhës për problemet e rënda me zgjedhjet, funksionimin e Parlamentit, krimin e organizuar, trafikun e drogës dhe përdorimin e gjyqësorit. Të gjitha çështjet e ngritura nga Partitë Popullore dhe IDU janë në mbështetje të Shqipërisë dhe kundër krimit dhe korrupsionit qeveritar.

Ky mision faktmbledhës, pas vizitës së AFET-it (Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian) në Shqipëri, merr një vlerë shumë të rëndësishme.

Po ashtu, kënaqësi të kisha një drekë pune me deputetin e Parlamentit Europian dhe mikun tim, Rihard Kols, anëtar i grupit të Konservatorëve Europianë dhe anëtar i Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian.

Të fundit